Elementor #423

Në mbështetje të thellimit të reformave në arsimin parauniversitar, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, ASCAL në bashkëpunim me UNICEF dhe ASSA (Albanian Social Services Association) dhe DRAP FIER realizuan ciklin e parë të trajnimit për drejtuesit e rrjetit profesional që synojnë parandalimin e braktisjes shkollore. Më konkretisht, ky trajnim është bazuar në Manualin mbi Sistemin e Parandalimit të Hershëm të Braktisjes Shkollore, ku vëmendje të vecantë u kushtohet edhe nxënësve që janë aktualisht në shkollë, por nuk kanë frekuentim të rregullt, nuk janë mirë me mësime, përjetojnë probleme të natyrës socio-emocionale apo vijnë nga familje në situata të vështira. Ky manual është hartuar nga Zyra Rajonale e Unicefit, është përshtatur për kontekstin shqipëtar dhe miratuar nga MASR. Një drejtues rrjeti për secilën ZVAP të Drejtorisë Rajonale Fier dhe përkatësisht Patos, Roskovec, Divjake, Mallakaster, Selenice, Delvine-Finiq, Gjirokaaster, Tepelene-Memaliaj, Perment-Kelcyre,Sarande, Lushnje, Vlore, dhe Fier u trajnuan dhe ndanë praktikat më të mira me njëri-tjetrin.  Drejtuesit e rrjetit në bashkëpunim me ZVAP përkatëse janë në procesin e identifikimit të mësuesvve që do të jenë pjesë e rrjetit me të cilët do të ndajnë dijet dhe informacionet e marra në ciklet e trajnimeve që vet drejtuesit e rrjetit do të marrin pjesë.