Njoftim për këndin e psikologut, në ndihmë të nxënësve dhe prindërve

Të nderuar prindër dhe nxënës!

DRAP Fier, ka hapur tashmë në faqen e vet në internet rubrikën “Këndi i psikologut”, me anë të së cilës do t’ju ndihmojë për çdo shqetësim apo vështirësi të fëmijës suaj. Rrethanat në të cilat gjenden fëmijët dhe prindërit nuk janë të lehta, prandaj nevoja për mbështetje emocionale e psikologjike për të shmangur frikën dhe ankthin është e domosdoshme.
Nxënës dhe mësues, jeni të lutur të komunikoni mbi shqetësimet tuaja në linkun:
http://fier.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikologut/
Një grup profesionistësh do t’ju vijnë në ndihmë për mbështetjen psiko-emocionale. Pasi të deklaroni problemin dhe disa informacione, të cilat do të mbrohen si të dhëna personale në bazë të ligjit, mos harroni të klikoni në kuadratin “I’m not a robot” dhe pastaj butonin “Dërgo” në fund.