Njoftim për testimin e informatizuar për kandidatët e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2020

  • Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 12, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije se duke filluar nga data 24 qershor 2020 e në vazhdim, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) do të zhvillohet testimi i informatizuar për punësimin e mësuesve.
  • Kandidatët mund të tërheqin formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar (Shtojcën 3), duke filluar nga dita e hënë, datë 22 qershor 2020, pranë ZVA-ve ku kanë vendbanimin.
  • Kalendari me shpërndarjen sipas profileve dhe listat emërore me oraret për çdo kandidat do të publikohen në ditët në vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore www.qsha.gov.al.
    Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm: http://qsha.gov.al/…/mat…/njoftime/njoftim_portal_mesues.pdf