Drejtuesit e rrjetit profesional për Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm të Braktisjes Shkollore (SPH), zhvillojnë online në datat 24-27 prill trajnimin nga ASSA, në bashkëpunim me ASCAP dhe DRAP Fier. Në fokus është forcimi i marrëdhënieve prind-mësues, format efektive të komunikimit me prindërit, rëndësia që ka ky bashkëpunim jo vetëm për të parandaluar braktisjen shkollore, por edhe për të adresuar shumë sfida që paraqet situata aktuale e distancimit social prej COVID-19. Vëmendje e veçantë u kushtohet teknikave të komunikimit me prindërit dhe nxënësit në rrezik braktisjeje të shkollës në situatën aktuale. Drejtuesit e rrjetit do të ndajnë informacionet e marra me mësuesit e tjerë në takimet e radhës.
Recent Posts
- SHPALLJE E LISTËS SË REZULTATEVE PËRFUNDIMTARE TË LËVIZJES PARALELE ME DËSHIRË PAS ANKIMIMEVE 2026
- SHPALLJE PARAPRAKE E VLERËSIMIT TË DOSJEVE TË MËSUESVE QË KANË APLIKUAR PËR LËVIZJE PARALELE ME DËSHIRË
- NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCEDURËS SË KONKURRIMIT PËR POZICIONIN E DREJTORIT TË ZYRËS VENDORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR FIER
- REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË KONKURRIMIT PËR PUNONJËS TË SHPS PAS INTERVISTËS
- REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË VLERËSIMIT TË DOSJEVE TË KANDIDATËVE PËR PORTALIN “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2026
Recent Comments