Përshëndetje!
Në zbatim të Udhëzimit të MAS, Nr.12, datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e Portalit “Mësues për Shqipërinë”, të ndryshuar, dhe të shkresës së MAS nr. 1645/5 datë 29.05.2023, “Për realizimin e procedurave të konkurrimit të mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2023, pas përfundimit të afatit të aplikimit rezultojnë shumë ankesa nga aplikantët që do të futen në testim.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar online në Portalin “Mësues për Shqipërinë”, të cilët kanë rezultuar të skualifikuar për mungesa dokumentesh, dokumente fotokopje, etj., të dërgojnë dokumentet e skanuara nga origjinali në rrugë elektronike në PDF, në adresën kurrikula.drapfier@gmail.com për efekt të plotësimit të dosjes online, brenda orës 12.00 të ditës së nesërme, datë 28.6.2023.
Theksojmë se i gjithë dokumentacioni që mungon në dosjen online, të skanohet nga origjinali.
Kandidatët të cilët figurojnë të skualifikuar, për arsye se nuk hapet dosja elektronike, ta dërgojnë atë te skanuar, të plotë në rrugë elektronike në PDF në adresën e mësipërme.
Ju lutemi tregoni kujdes në dërgimin e dokumentacionit të munguar dhe respektoni afatin kohor.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Recent Comments