Bazuar në Urdhrin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.344, datë 19.08.2013 ‘’Për ngritjen e Njësisë së Shërbimit – PsikoSocial ‘’ indryshuar, pika 7 dhe në Dispozitat Normative  ‘’Për sistemin arsimor parauniversitar ‘’ 2013 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kreu IX, neni 62, pika 2, ZYRA ARSIMOTRE DIVJAKË shpall konkursin për një psikolog pranë Shërbimit Psiko – Social:

Dokumentacioni si mëposhtë:

  • Kërkesë me shkrim
  • CV dhe kopje të dëshmive që vërtetojnë pohimet në CV
  • Diplomë universitare në degën Psikologji (Bachelor) dhe studimet Master Profesional në Psikologji Shkollore (fotokopje të noterizuara)
  • Librezë pune (fotokopje e noterizuar)
  • Raport mjeko – ligjor
  • Dëshmi penaliteti të lëshuar jo më herët se tre muaj përpara datës së aplikimit
  • Dy rekomandime nga punonjës ose drejtues institucionesh që knë punuar me aplikantin
  • Dëshmi të masave disiplinore ( nëse nuk ka e deklaron me shkrim që nuk ka)
  • Kartë identiteti
  • Të jetë pjesë e regjistrit të anëtarësisë Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë

Afati i dorëzimit të dokumentave është data 23.10.2019.