Të nderuar kandidatë të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2020-2021!

Edhe pas publikimit të fundit të vlerësimit të dosjeve, kandidatët mund të dërgojnë ankesën e tyre në adresën DRAPfier@arsimi.gov.al. U lutemi kandidatëve që kanë ankesë, t’i referohen numrit ID në sistem në kërkesën e tyre.

Sqarojmë se renditja në tabelë e ZVAP ku dëshiron të punësohet kandidati nuk ka asnjë  efekt për radhën e punësimit.

Të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe tabela do të përditësohet në fund të javës.