Drejtuesit e rrjetit profesional për Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm të Braktisjes Shkollore (SPH), zhvillojnë online në datat 24-27 prill trajnimin nga ASSA, në bashkëpunim me ASCAP dhe DRAP Fier. Në fokus është forcimi i marrëdhënieve prind-mësues, format efektive të komunikimit me prindërit, rëndësia që ka ky bashkëpunim jo vetëm për të parandaluar braktisjen shkollore, por edhe për të adresuar shumë sfida që paraqet situata aktuale e distancimit social prej COVID-19. Vëmendje e veçantë u kushtohet teknikave të komunikimit me prindërit dhe nxënësit në rrezik braktisjeje të shkollës në situatën aktuale. Drejtuesit e rrjetit do të ndajnë informacionet e marra me mësuesit e tjerë në takimet e radhës.
Recent Posts
- REZULTATET PARAPRAKE TË RIVLERËSUARA TË DOSJEVE PËR LËVIZJET PARALELE ME DËSHIRË 2025
- REZULTATET PARAPRAKE TË VLERËSIMIT TË DOSJEVE PËR LËVIZJET PARALELE ME DËSHIRË 2025 DRAP FIER
- SHPALLEN REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË KONKURSIT PËR PUNONJËSIT E SHËRBIMIT PSIKO SOCIAL
- LISTA PËRFUNDIMTARE E KANDIDATËVE TË KONKURSIT PËR SHËRBIMIN PSIKOSOCIAL
- SHPALLEN REZULTATET PARAPRAKE TË VLERËSIMIT TË DOSJEVE TË KANDIDATËVE PËR MËSUES NË PORTALIN “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2025 DRAP FIER
Recent Comments